Ambasada Amerikane në Kosovë ka uruar popullin kosovar me rastin e Vitit të Ri.
Përmes një video-mesazhi, nga kjo ambasadë kanë thënë se viti 2021 ka treguar këmbënguljen dhe qëndrueshmërinë e Kosovës dhe popullit të saj.
“Gjithashtu u dëshmua se partneriteti mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës është më i fortë se kurrë”, thuhet në urimin e Ambasadës Amerikanë në Kosovë.
Po ashtu, Ambasada Amerikane në urimin e saj, si të arritur të madhe e ka parë edhe zbarkimin e parë të përbashkët të FSK-së përkrah ushtrisë amerikane në Kuvajt.
“Zbarkimi i parë i përbashkët ndërkombëtar i FSK-së, përkrah ushtrisë amerikane në Kuvajt, ishte një mend e arritur e jashtëzakonshme – jo vetëm për vetë mbrojtjen e Kosovës por si demonstrim i gatishmërisë së Kosovës për të përqafuar përgjegjësit përtej kufijve të saj që kontribuojnë në sigurinë rajonale dhe globale”, thuhet nw urimin e kësaj ambasade.