Raporti 24-orësh i IKSHPK-së: Rritje e dyfishtë e numrit të rasteve

Përgjatë 24-orëve të fundit janë regjistruar 53 raste me koronavirus, prej 3.263 testimeve.

Sipas njoftimit të përditshëm të MSH-së, asnjë rast i vdekjes nuk është shënuar në 24-orët e fundit,

Në anën tjetër, 5 qytetarë janë shëruar nga Covid-19.

Njoftimi i plotë:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.324 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.671.559 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 782.060 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Nga 3.263 testime, 53 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.033.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 419.