Policia dënon një shqiptar nga Presheva, s’kishte stikersa në targa

Policia e Kosovës ka dënuar një drejtues të një automjeti me targa të Serbisë, i cili nuk kishte vënë stikersa në targa për mbulimin e simboleve.

Përmes një njoftimi në Facebook, policia ka bërë të ditur se falë bashkëpunimit mes policisë dhe qytetarëve e mediave është identifikuar vetura me targa të Serbisë, e cila nuk kishte vënë stikersa në targa bazuar në marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë për targat.

“Policia pasi lokalizon veturën, drejtuesit të saj i shqipton gjobën përkatëse”, thuhet në njoftim.

Policia ka falënderuar të gjithë ata që bashkëpunojnë me policisë, duke ofruar të dhëna për raste të kundërvajtjeve dhe rasteve të tjera.

Pas shumë komenteve të qytetarëve të cilët e kanë kritikuar veprimin e policisë, duke thënë se marrëveshja për targat nuk respektohet në veri, andaj nuk do të duhej t’i shqiptohej gjoba as qytetarit nga Presheva, policia ka fshirë njërën foto nga postimi, e cila tregonte se personi i gjobitur ishte i nacionalitetit shqiptar.