Të dhënat personale të qytetarëve dhe automjeteve të tyre, në kundërshtim me ligjin janë transferuar në servera online jashtë Kosovës nga kompanitë e sigurimeve, me kërkesë të Byrosë Kosovare, e cila ka lidhur marrëveshje me një kompani private për sistemin e polisave. Qytetarë të ndryshëm edhe pse janë ankuar sipas procedurave që parasheh ligji, nuk kanë marrë përgjigje.
Informatat personale të qindra e mijëra personave që kanë regjistruar dhe siguruar automjetet në Kosovë apo edhe ata që do bëjnë veprimin e njejtë në të ardhmen, janë transferuar ne servera online të kompanive të huaja, veprim ky jo vetëm i jashtëligjshëm por edhe i rrezikshëm për sigurinë personale dhe nacionale të vendit tonë.
Ky veprim ka ndodhur pasi Byroja Kosovare e Sigurimit i udhëzoi kompanitë e sigurimeve që t’i japin të gjitha informatat e qytetarëve klientë, një kompanie private, e cila në vend të ndërtimit dhe mbajtjes sē serverave në vend, zgjodhi t’i transferojë të dhēnat jashtē vendit.
Një bartje e tillë e informacioneve personale jashtë Kosovës ka alarmuar mjaft qytetarē, të cilët janë ankuar për mungesë transparence dhe mosinformim për informatat personale, veprim ky që vjen ndesh me ligjin.
Qytetarja me inicialet A.G, ankesën e së cilës e ka edhe rtk, është ankuar në kompanin e sigurimeve ku ka marrë polisën e sigurimit, në Bankën Qendrore të Kosovës dhe vet Agjencinë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
“Nga kompania e sigurimeve nuk mora asnjë përgjigje megjithëse i ka dërguar disa herē ankesën ku kam kērkuar informacion. Banka Qendrore smë ka kthyer asnjë përgjigje megjthëse ankesën e kam bërë që në datën 10 dhjetor. Vetëm nga Agjencia kam marrë njē premtim që rasti im do të shqyrtohet. Jam e shqetësuar për mundësitë e keqpërdorimit të dhënave personale”, tha për rtk A.G.
“Agjencia për Informim dhe Privatësi, ka pranuar një kërkesë me dt. 10.12.2021, në të cilin keni shpreh shqetësim lidhur me mundësinë e keqpërdorimit të të dhënave personale nga kompania e sigurimeve (emër i njohur për redaksinē, ku keni kërkuar nga Agjencia që të kryej inspektim dhe kontrolle në për të verifikuar nëse të janë cenuar të dhënat personale të juaja, si dhe nëse kompania e sigurimeve ka transferuar këto të dhëna në ndonjë shtet tjetër.
Agjencia në planin e punës së saj ka të parapara edhe inspektimet sipas detyrës zyrtare në kompanitë e sigurimeve , ku me këtë rast do të trajtojë edhe çështjen e dyshimit të cilën e keni ngritur ju në këtë kërkesë”, thuhet në përgjigjen e dērguae nga kjo agjenci për qytetaren A. G.
Tutje, aty theksobet se Bazuar në Ligji Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (në tekstin e mëtejme LMDHP) në neni 12, kontrolluesi në momentin kur i merr të dhënat personale është i obliguar të ju japë informacione të përcaktuara në këtë nen, në të cilin nenë është i përfshirë edhe qëllimi i përpunimit të të dhënave si dhe sipas rastit faktin që kontrolluesi synon të transferoj të dhënat personale te një vend”, thuhet tutje nē përgjigien e Agjencisē.
“Këto i kam kërkuar edhe unë duke u bazuar në ligjet në fuqi”, tregon A. G. Përveç A.G rtklive disponon ankesat edhe të mjaft qytetarëve të tjerë.
Nē fakt, bartja e të dhënave personale të qytetarëve të Kosovës në serverat e kompanisë Microsoft Azuro, nga Byroja dhe kompanitë e sigurimeve, duket që është një operacion i paautorizuar pasi asnjē nga institucionet e pyetura nuk ishin në gjendje të ofronte ndonjë dokument se një gjë e tillë ështē kryer me autorizim nga Agjencia dhe sipas ligjeve nē fuqi.
Neni 44 i të njejtit ligj saktëson se transferimi i të dhënave personale duhet të bëhet sipas regullave nē fuqi, ku kërkohet dhe pëlqimi i personave paraprak të cilēve i janē marrë të dhënat.
“Dyshimet tona për bartjen e tē dhënave personale jashtë Kosovës është edhe më evident tani që jam ankuar në të gjitha institucionet dhe asnje prej tyre nuk po jep përgjigje”, thotë qytetari me inicialet B.G.
Rtk i ka dërguar pyetje Agjencisë për Informim dbe Privatësi, Bankës Qendrore tē Kosovës, prej disa ditësh por ende nuk kemi marrë përgjigje, të cilat do ti botojmë në momentin që do ti marrë redaksia.