Musliu dorëzon padinë ndaj Faton Pecit: Ai gënjeu dhe mashtroi, do të japë llogari në gjyq!

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e dorëzoi padinë ndaj Ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, për siç tha ajo, shpifje dhe akuza ndaj imazhit të saj.
Musliu tha para mediave se Peci ka gënjyer dhe mashtruar dhe për këtë do të përballet në gjyq.

“Unë sapo e kam dorëzuar padinë në Gjykatën Themelore. Faton Peci do të ballafaqohet me mua në gjyq për shpifet e tij të ulëta me qëllim të dëmtimit të imazhit si deputete dhe përfaqësuese e popullit në Kuvend”, tha ajo.