Loredana Zefi shpreson që në vitin 2022 të mos ketë njerëz falsë

Reperja e njohur nga Ferizaj, Loredana Zefi, edhe këtë vit ka qenë një nga personazhet më të përfolura në shtypin rozë.

Kjo pas ribashkimit me reperin Mozzik, ndarjen e tyre pas pak muajsh e po ashtu edhe për albumin e përbashkët.

Në një shkrim të bërë në InstaStory, artistja ka kërkuar që në vitin e ardhshëm të mos ketë njerëz falsë.

 

“I dashur 2022, jo më njerëz falsë të lutem”, thuhet në postimin e biondes.

Nuk dihet se për kë është fjala apo nëse ka të bëjë me ish-partnerin e saj, Mozzikun.

Dyshja këtë vit sollën e albumin e përbashkët të quajtur “No Rich Parents”, në të cilin rrëfyen edhe shumë detaje nga jeta e tyre personale.

Ish-çifti ndajnë së bashku një vajzë të quajtur, Hana.