Në kohën kur Kosova po digjej në flakë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, presidenti i atëhershëm amerikan ishte përfshirë në një aferë seksuale – e njohur mjaft tashmë, si afera Leëinsky. Në shkurt 1998, ish-kryeministri britanik, Tony Blair, kishte planifikuar një vizitë në Shtëpinë e Bardhë, por para vizitës, ishte konsultuar me këshilltarët nëse kjo do ta dëmtonte reputacionin e tij, shkaku i aferës së Klintonit me Lewinskyn.
Disa letra sektrete nga ish-kryeministria britanike, përkatësisht administrate e Tony Blair, kanë zbuluar se si ky i fundit, kishte hezituar ta vizitonte mikun e tij, ish presidentin amerikan Bill Klinton, në Shtëpinë e Bardhë, shkaku i skandalit seksual të Klintonit me Monica Leëinsky.
Dokumentet që në fakt dolën nga Arkivi Kombëtar i Britanisë, kanë treguar rekomandimet që kishte dhënë shefi i stafit të Blair, Jonathan Poëell, lidhur me atë se Blair ‘duhet ta peshonte mirë skandalin në të cilin ishte implikuar Klinton”, shkruan Dailymail e Guardian, prej të cilave përkthen Periskopi.
E në prag të kësaj vizite shumë të rëndësishme të kryeministrit britanik në Shtëpinë e Bardhë, në janarin e vitit 1998, presidenti Klinton kishte deklaruar se ai ‘nuk kishte një aferë seksuale me zonjën Levinsky”.
(Klinton dhe Bler, shkurt 1998)
Ndërkohë, vizita e Blair në atë kohë, sipas shefit të kabinetit Poëell, llogaritej nga Shtëpia e Bardhë si ‘një shou që do t’ia përmirësonte imazhin presidentit Klinton’.
Ndryshe, historia e skandalit seksual mes ish-presidentit Klinton me Levinskyn, është një nga historitë më të bujshme në politikën amerikane