Komplekset në Prishtinë në gjendje jo të mirë, të hartohet plan për memorialin “Ibrahim Rugova

Instituti për të Vërtetën, Drejtësinë dhe Paqen ka publikuar Raportin për Komplekset Memoriale në komunën e Prishtinës, si pjesë e projektit “Komplekset Memoriale” të përkrahur nga Komuna e Prishtinës,

Arbër Bardhi, menaxher i projektit në këtë Institut, tha se projekti është realizuar në nëntor dhe dhjetor  dhe që ka pasur synim identifikim e problemeve dhe tërheqjen e vizitorëve.

“Për të promovuar paqen dhe duke respektuar të kaluarën është hartuar projekti për Komplekset Memorie dhe është realizuar gjatë muajit nëntor dhe dhjetor ku synimi ka qenë identifikimi i nevojave ku komplekset të jenë atraktive dhe të tërheqin vizitor”.

“Sot është Dita e veteranëve dhe Instituti iu uron këtë ditë për sjelljen e lirisë e pavarësisë”.

Bujar Mustafa, nga ky Institut tha se gjendja e Komplekseve Memoriale në komunën e Prishtinës është jo e mirë dhe se ato nuk po mirëmbahen aq sa duhet, raporton EO.

Ai madje ka bërë thirrje që të vizitohen komplekset nga turisë nga e gjithë bota.  Mustafa tha se komuna e Prishtinës duhet që të përgatisë master-plan për rregullimin e memorialit “Ibrahim Rugova”.

“Instituti ka qenë i fokusuar në komplekse memoriale siç janë ‘Ibrahim Rugova’, varrezat e UÇK-së në Mramor dhe Makovc. Instituti nëpërmjet raportit synon të thërret për vëmendjen e institucioneve për gjendjen jo të mirë të memorialëve”.

“Të njëjta duhet të vizitohen nga qytetarë e mbarë botës. Komplekset memoriale nuk kanë mirëmbajtje të duhur. Të përgatitet master-plan nga komuna për rregullimin e memorialit ‘Ibrahim Rugova’”.

“Gjendja është jo e mirë e memorialeve mungon mirëmbajtja, ne do t’ai dërgojmë Komunës raportin me rekomandime”.