“Këshilltare që paguhet me taksa tona, ka 3 muaj në BBV”, gazetari Hoxha flet për Monika Lubonjën

Prej ditësh pagat e publikuara të shqiptarëve janë tema kryesore në vend. Lista është duke qarkulluar kudo masivisht edhe përbën një shkelje flagrante të të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë.

Teksa ende nuk dihet se si këto të dhëna janë zbuluar, vëmendje të madhe kanë marrë shifrat që marrin personazhet e njohur e për më tepër VIP-at e “Big Brother” të cilët se fundmi po bëjnë mjaft zhurmë.