Friday, May 17, 2024
Home INFO FFK-ja bashkë me lojtarë të Kombëtares nesër shpërndajnë fanella të Kosovës falas,...

FFK-ja bashkë me lojtarë të Kombëtares nesër shpërndajnë fanella të Kosovës falas, ja ku mund t’i gjeni

Nesër nga ora 14:00, presidenti i FFK-së, Agim Ademi me bashkëpunëtorë dhe futbollistë të Kombëtares do të bëjnë një shëtitje në sheshin e Prishtinës dhe do të shpërndahen fanella të Kosovës, ka njoftuar FFK.

“Të nderuar/a nesër në orën 14:00 në prag të ndërrimit të motmoteve, presidenti i FFK-së, Agim Ademi me bashkëpunëtorë, si me futbollistë të Kombëtares e me drejtuesit e Dardanëve, do të bëjnë një shëtitje në sheshin e kryeqytetit, ku do të shpërndajnë për qytetarët një sasi të fanellave të Kombëtares së Kosovës.

“Nisja bëhet nga sheshi ‘Zahir Pajaziti’. Ju ftojmë ta ndiqni këtë aktivitet me ekipet tuaja! Kujdesuni për veten tuaj dhe të tjerët – respektoni masat antiCovid19. Punë të mbarë!”, është thënë ndër të tjerash në njoftimin e FFK-se.