Dhunohet një e mitur në Obiliq

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunimit të një të miture në Obiliq.

Siç është raportuar në raportin e Policisë, më 28 dhjetor një e mitur ka treguar se ishte dhunuar nga një person i panjohur.

Nuk ka të arrestuar në lidhje me këtë rast. Po vazhdohen hetimet.

“Obiliq 28.12.2021 – NN. Viktima femër kosovare (e mitur) ka raportuar në polici se ishte dhunuar nga një mashkull i panjohur. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime”, thuhet nga Policia.