“Çfarë fëmije je ti moj?”/ Tjetër debat mes çiftit Beatrix-Donald: Nëse s’do ta njohësh botën time… 30/12/2021 14:18

Është parë një ftohje së fundmi mes çiftit të Big Brother, Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj, pas disa debateve të ndodhura disa ditë më parë. Pavarësisht se gjatë spektaklit të së martës ata deklaruam se “dashuria është aty” duke shuar zërat se mund të ketë një krisje mes atyre, sot çifti ka pasur një tjetër përplasje.

Teksa po shkruanin një listë me muzikë në oborr, gjatë përzgjedhjes së këngëve Beatrix shpërtheu ndaj aktorit pas një shakaje të bërë nga ky i fundit. Ajo shprehu se muzika është bota e saj që ai dëshiron të njohë, madje shtoi se është në rregull për të nëse ai nuk do më..

Donald: Mos merr inat vetëm se të shkruajta këngë italisht.

Beatrix: S’po marr inat, thjesht po shkruaj këngët që dua të dëgjoj unë.

Donald: Vetëm labçe do dëgjosh.

Beatrix: Thjesht doja të njihje botën time…(gris letrën)

Donald: Pse e gris letrën?

Beatrix: Vazhdo dëgjo këngët e tua!

Donald: Ça fëmije je ti moj! Pse e grise, pse bën si fëmijë tani?

Beatrix: Kam dëshirë…

Donald: Ça humori është ky. Është për të qeshur? Pse e grise?

Beatrix: Sepse po ma kthen punën inat, ti po i shkruan këngët për inat. Mora disa fletë që të shkruanim këngët, kemi 24 orë.

Donald: Pse e merr kaq seriozisht?

Beatrix: E marr shumë seriozisht sepse është shumë e rëndësishme muzika për mua edhe bota ime që ti doje ta njihje, por nëse s’do ta njohësh është në rregull (it’s ok)”.

Donald: Është normale kjo gjë?

Beniada: Do i kalojë…

Donald: Pse ça bëra unë?

Beniada dhe Sara: Asgjë. As unë nuk e kuptova pse u mërzit.

Donald: S’është normale kjo, mos ia fut kot.

g.kosovari