Big Mama tregon për herë të parë momentin e përballjes me Antonelën në parukeri

Një nga zhvillimet me tensione e komente në BBV ka qenë sherri mes Big Mamës dhe Antonalës. Të dyja i ‘hëngrën’ kokën njëra-tjetrës.

Nuk vonoi shumë dhe ato u përballën në një parukeri.

Big Mama tregon se çfarë ndodhi në ato momente.

“U takuam me Antonelën mbrëmë dhe më parë në parukeri. Ishte një frikë aty në parukeri. Unë e kam mbylluar atë kapitull. Nuk flasim. Erdhi, më bëri një ngacmim, e kalova me të qeshur, janë muhabete koti. Nuk jam pishman për asgjë që kam bërë, por e di që njeriu i drejtë dhe i sinqertë po shtohet dhe e di që e drejta zhytet por nuk mbytet ashtu siç u dëshmua dje”, tha këngëtarja.

E pyetur nëse mendon se ka ndikuar ajo në eleminimin e Antonelës, Big Mama shprehu se jo dhe shtoi se u ndie mirë që ajo u largua nga reality show.

“Ajo ka gabuar vetë që kam ndikuar unë. Publiku është ai i cili të gjykon dhe të vlerëson. U ndieva pak mirë dje në fakt!”, u shpreh ajo.

Kujtojmë se Big Mama vendosi të largohej nga shtëpia pasi pati një përplasje të fortë me ofendime të rënda në drejtim të Antonelës. Big Mama e mohoi ta ketë sharë në serbisht, por theksoi se kjo akuzë e ka prekur atë në një temë shumë sensitive për shkak të marrëdhënies që kanë shqiptarët nga Kosova dhe Maqedonia me Serbinë.