Thyesit e rregullave anti-Covid trajtohen si kafshë në Kinë, ja çfarë iu bëjnë

Policia e armatosur Kinën jugore ka parakaluar me katër shkelës të rregullave kundër koronavirusit, duke çuar në kritika për qasjen e ashpër të qeverisë.

Katër të dyshuar të maskuar me kostume hazmat – që mbanin pankarta që shfaqnin fotot dhe emrat e tyre – parakaluan të martën para një turme të madhe në qytetin Jingxi të rajonit Guangxi, raporton Daily Mail.

Turpi publik ishte pjesë e masave disiplinore të shpallura nga pushteti vendor në gusht për të ndëshkuar ata që shkelin rregullat shëndetësore.

Akti vjen pasi banorët e mbyllur në një nga qytetet më të mëdha të Kinës thonë se ata rrezikojnë të vdesin nga uria në shtëpitë e tyre pasi u ndaluan të dilnin jashtë edhe për të blerë ushqime nën masat e reja anti-Covid.