Sherr masiv mes deputetëve, parlamenti kthehet në ring

Një përleshje e ashpër shpërtheu mes deputetëve në parlamentin jordanez, gjatë një debati për reformat kushtetuese.

Çështja më e nxehtë ishte ajo e ndryshimit të një kapitulli të kushtetutës për të drejtat e barabarta mes burrave dhe grave.

Por deputetët që e kundërshtonin këtë nismë e cilësuan atë si të padobishme, gjatë një seance që u transmetua drejtpërdrejt në kanalin televiziv Al-Mamlaka.

Në video shihen deputetët, ndërsa shkëmbejnë grushte dhe sharje me njëri-tjetrin, sikur të ishin në një ring boksi.