Ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar ka vizituar Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Akar ka bërë nderime pranë varrit të komandantit Adem Jashari.
Këtë e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj.
“Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Turqisë, Hulusi Akar, bënë nderime pranë Varrit tê Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Jasharajve Heroik në Prekaz. Emocion i veçantë kur nderohet nga miqtë tanë, sakrifica historike e Kombit tonë Liridashës, pikërisht në Sheshin e Lavdisë madhështore të Jasharajve Legjendar”, ka shkruar Mehaj në një postim në Facebook.