Zëvendësministri Hysen Durmishi, sot mbanë konferencë për media lidhur me E-testimin për patentë-shofer.
Zv. Ministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, z. Hysen Durmishi, do të mbajë konferencë për media në lidhje me funksionalizimin e E-testimit për patentë-shofer.
Realizimi i projektit të E-testimit, është reformë shumë e rëndësishme për vendin, ku përmes këtij aplikacioni do të rritet cilësia e testimit të kandidatëve për patentë-shofer në pjesën teorike, efikasiteti në testim, transparenca gjatë testimit, si dhe dixhitalizimi i sistemit.