Janë ftohur raportet mes Donaldit e Trixës? Dyshja shuajnë kureshtjen: Dashuria është …

Prej disa ditësh është aluduar për ftohje të marrëdhënies së Donaldi dhe Beatrix.

Ata kanë pasur momente kur janë bezdisur nga veprimet e njëri-tjetrit apo kur të dy kanë zgjedhur hapësirën e tyre personale.

Spektaklin e sotëm Beatrix i shoi njëherë e mirë këto zëra duke thënë që e gjitha ka ardhur si shkak i një gjendjeje të vështirë emocionale.

‘’Unë kam kërkuar vëmendje por me thënë të vërtetën ma ka dhënë. Unë kam qenë me një luhatje të theksuar emocionale dhe prej kësaj jam llastuar pak. Shikimi është aty, dashuria është aty’’,- tha ajo.

Ndërkaq Donaldi komentoi se lidhja e tyre po kalon ditë të mira por edhe të këqija duke theksuar se kjo është një gjë mëse normale.

Dyshja pranoi se në këtë moment të lojës janë totalisht të dedikuar ndaj njëri-tjetrit.