Donaldi kërkon një dhomë pa kamera për të dhe Beatrix Ramosajn në Big Brother VIP

Shtëpia e Big Brother VIP ka zgjeruar hapësirat.

Mbrëmjen e së martës, vëllai i madh njoftoi se iu kishte inkuadruar banorëve një suitë të re luksoze në ambientet e shtëpisë së Big Brother VIP.

Suita përfshin të gjitha këndet e luksit dhe relaksit, si dhe një shtrat çift për dy persona që kalojnë natën aty.

 

Kur banorët u pyetën se kush duhet të jenë dy banorët që do të kalojnë të parët natën aty, një opsion ishte çifti Beatrix dhe Donald.

Por aktori e kundërshtoi me shaka këtë duke thënë se ai dhe Beatrix do të duhej të shkonin në një dhomë ku nuk ka kamera.

“Suita do të ishte e bukur për mua dhe Trixën në qoftë se nuk do të kishte kamera, do të ishte fantastike”, tha Donaldi.

 

Me të thënë këtë, të gjithë kanë filluar të qeshin duke ia kujtuar Donaldit që në shtëpinë e Big Brother VIP gjithçka monitorohet.

Përfundimisht, ata zgjodhën që dy banoret që do përuronin suitën duke kaluar mbrëmjen e parë aty brenda, të ishin Arjola dhe Monika.