Big Mama thirrje produksionit të Big Brother VIP: Kur do ta nxirrni videon ku unë pretendohet se kam sharë serbisht?

Mbrëmja e së martës ka qenë e mbushur me dinamikë brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

Nuk kaloi pa u vënë në vëmendje edhe një herë debati i ashpër mes banoreve Antonela dhe Big Mama që ndodhi javën e kaluar, nga ku kjo e fundit kërkoi që të dilte nga shtëpia.

Big Mama e gjendur në studion e Big Brother VIP mbrëmjen e së martës, ka kërkuar edhe një herë nga produksioni që të nxjerrin ose jo nëse kanë një video, ku pretendohet se ajo ka sharë në gjuhën serbe.

Foto: Big Brother VIP/YouTube

Kjo pasi akuza e Antonelës se Big Mama e ka sharë serbisht, ka qenë arsyeja pse këngëtarja nga Tetova është nxehur dhe ka kërkuar të lërë shtëpinë.

“Unë desha vetëm atë vidën, kur do ta nxirrni ta shohë ku e kam sharë? E keni ndër mend ta nxirrni apo po bëhet një akuzë ndaj meje dhe po flisni për reagimin tim, unë e mbrojta vetën time në atë akuzë por unë nuk po e shoh atë video, kam parë një video tjetër”, ka thënë ndër të tjerash Big Mama.

Ndërkohë edhe Antonela ka kërkuar të njëjtën gjë që videoja të transmetohet, ndërkohë që ashtu siç e ka zakon, prezantuesja e emisionit Arbana Osmani, i është shmangur situatës duke thënë thjeshtë se “gjithçka është transparente në këtë spektakël”.