26 persona janë arrestuar mbrëmë pas mesnatës në rrugën “Vesli Klark” në komunën e Gjakovës pasi u hasën nga Polciia duke luajtur lojëra fati.
Të njëjtit u janë shqiptuar edhe gjoba për mosrespektim të orës policore.
Sipas njoftimit, në lokal nga njësitë policore janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 9 fishekë, dhe një sasi e substancave të dyshuara narkotike.
“Rr. Vesli Klark, Gjakovë 28.12.2021-00:30. Raportohet se njësitë policore në një lokal kanë hasur duke luajtur lojëra të fatit 26 persona të dyshuar të gjithë meshkuj kosovarë. Gjatë kontrollit në lokal nga njësitë policore janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 9 fishekë, dhe një sasi e substancave të dyshuara narkotike. Të dyshuarit janë arrestuar dhe të gjithëve u janë shqiptuar gjoba për mosrespektim të orës policore. Në konsultim me prokurorin të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.