Rrahu brutalisht një grua në një market në Prishtinë, Gjykata Themelore merr këtë vendim për Feim Berishën

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor Feim Berishën për rrahjen e një gruaje në një market në Prishtinë, disa muaj më parë.

Ai nga Gjykata Themelore është dënuar me 2 mijë e 400 euro.

Feim Berishës i është mundësuar që këtë gjobë të paguajë me disa këste.

Gjatë kësaj seance, Berisha e pranoi fajësinë dhe tha se është penduar shumë, duke kërkuar edhe “falje nga zemra”.