“Qat minutë që t’i rehatojë fmijët, edhe me e lan këtë botë s’ma nin”, ish-ushtar i UÇK-së jeton në kushte të rënda

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nexhat Brahimaj jeton në kushte të rënda ekonomike.

Ai i ftuar në një emision televiziv ka rrëfyer për problemet e tij ekonomike dhe ka marrë vesh se ka të interesuar për t’i ndihmuar që të ndërtojë shtëpi, shkruan lajmi.net.

Brahimaj ka thënë se në momentin që gjen zgjidhje për fëmijët e tij, do të ndihet më mirë.

“Qat minutë që t’i rehatojë fmijët, edhe me e lan këtë Botë s’ma nin”, tha ai.