Kris Jenner u dhuron gjashtë fëmijëve të saj makina elektrike të personalizuara për Krishtlindje

Kris Jenner festoi Krishtlindje në mënyrë më të mirë këtë vit, dhe u kujdes që edhe gjashtë fëmijët e saj t’i kenë të tilla, duke i trajtuar që të gjithë me makina elektrike me porosi të tipit ‘Moke’.

“O Zot, shiko dhuratat tona të Krishtlindjeve nga mamaja ime”, zbuloi Kim Kardashian, 41 vjeç, në një seri videosh të ndara në InstaStory të hënën (27 dhjetor)

Themeluesja e ‘Skims’ solli pamje të gjashtë automjeteve shumëngjyrëshe, të cilat ishin parkuar në rrugë.

Foto: Kim Kardashian/Instagram

“Khloe dhe unë i morëm ato rozë”, tha ajo Kim tutje, shkruan Page Six.

Siç shihet në postimet e Kim-it, Kris i bleu makinat në një larmi nuancash: e verdhë, rozë e lehtë, rozë e ndezur, e bardhë, portokalli dhe blu.

Çmimet për makinat me efikasitet mjedisor fillojnë nga afërsisht 21,000 dollarë dhe arrijnë në rreth 33,000 dollarë, sipas faqes së internetit Moke.

Foto: Kim Kardashian/Instagra

Sigurisht, kjo nuk është hera e parë që Kris dhe Moke bëhen bashkë për Krishtlindje.

66-vjeçarja, mori dhuratë një automjet Moke të personalizuar për festën në vitin 2017.

Sipas një postimi në blog, CEO i Moke, Todd Rome, personalisht ia dorëzoi makinën elektrike Kris-it si një dhuratë e hershme për Krishtlindje.

Në prag të Krishtlindjeve, Kris gjithashtu publikoi interpretimin e saj të këngës “Jingle Bells”, në bashkëpunim me Kourtney dhe të fejuarin e saj, bateristi i Blink-182, Travis Barker.