Drejtori i Klinikës Infektive në QKUK, Arben Vishaj në një konferencë të mbajtur për media, ka treguar se një nga qytetarët e infektuar me variantin Omicron të COVID-19, ka kërkuar trajtim mjekësor në këtë klinikë.
Vishaj ka thënë se ai ka qenë i vaksinuar me të dy dozat e vaksinës Pfizer dhe ka shfaqur gjendje stabile.
Sipas tij, pacienti kishte kryer më parë një test rapid, në të cilin kishte rezultuar negativ me virus.
veq ka qenë një pacientë i cili ka kërkuar trajtim dhe kolegët nga ambulanca e pranimit kanë marrë mostrën. Klinikisht gjendja e tij e përgjithshme ka qenë stabile dhe për këtë arsye pacienti është lëshuar në shtëpi. Ne aktualisht nuk kemi pacientë të hospitalizuar me variantin Omicron, por jemi duke i trajtuar 4 pacientë të cilët janë me COVID-19 pozitiv. Ne i kemi analizuar në mënyrë detale aspektet klinike dhe aspektet klinike dhe kanë qenë manifestime të një COVID-i me formë të lehtë klinike. Ky pacientë tri ditë më përpara ka ardh nga Shtetet e Bashkuara, ku atje edhe punon”, ka deklaruar ai.
Vishaj ka treguar se pacienti vazhdon të jetë në gjendje të qëndryshme shëndetësore.
Ndërsa, tutje ai ka thënë se nëse një valë e re e COVID-19 do të përfshijë Kosovën, ata do të jenë të përgatitur për t’u përballur me të, derisa është shprehur se do të bëjnë kërkesa për staf shtesë.