Reperja e njohur nga Istogu, Rina Balaj, duket se po e përmbyll një vit të suksesshëm me projekte të shumta e album të parë.“Jam personi më i fortë që njoh”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë këtyre fotografive.
Të shumta kanë qenë reagimet në pjesën për komente, fansat e së cilës e përkrahën atë që deklaroi 22-vjeçarja.
Rina momentalisht po shijon suksesin e albumit të saj të parë në karrierë “Balerina”.
Secila nga këngët mori reagime pozitive e madje edhe klikime të shumta në platformat muzikore.