Dikush i propozon të dashurës në koncertin e saj, ky është reagimi i Fifit

Fifi është këngëtarja më e përfolur që kur ajo ka shkelur brenda shtëpisë së BBV-së.

Ajo po bën bujë edhe nga dalja e saj nga shtëpia.

Por kësaj radhe ajo ka marrë vëmendje me një video ku po qarkullon në rrjetet sociale.

Gjatë koncertit të Fifit, njëri nga djemtë i propozon të dashurës për martesë.

Ndërkohë që këngëtarja ishte në skenë duke performuar, ajo ndaloi këngën dhe shpejt u bashkëngjit edhe çifti në skenë.

Nuk duhet humbur reagimi i këngëtares e cila është mallëngjyer nga ky moment.

Më pas dëgjohen brohoritma dhe thirrje të njerëzve që kërkonin çiftin e sapo fejuar të putheshin.

Fifi, më tej uroi çiftin e ri duke ndarë me ta emocione shumë të bukura.