Bebe Rexha flet hapur për problemet me peshën në një video emocionale në TikTok

Këngëtarja Bebe Rexha, shfrytëzoi TikTok-un të hënën (27 dhjetor) për t’u dhënë ndjekësve të saj një ‘përditësim të sinqertë’ në lidhje me problemet e imazhit të trupit me të cilat përballet në jetën e saj.

“Pra, janë pushime dhe e di që të gjithë duhet të jemi të gëzuar dhe të festojmë këtë, edhe unë po bëjë”, filloi klipin kantautori 32-vjeçare.

Më pas, artistja e njohur foli për çështjet e imazhit të saj të trupit, pasi tha se ishte ‘më në peshë se kurrë më parë’.

Foto: Bebe Rexha/TikTok

“Unë kam matur peshën tani dhe nuk ndihem rehat të ndaj saj sepse ndihem në siklet. Jo vetëm për këtë. Ndjehem si e neveritshme në trupin tim”, tha ajo.

Këngëtarja, emri i plotë i së cilës është Bleta Rexha, shpjegoi pse kishte postuar shumë më pak në rrjetet sociale gjatë vitit 2021, shkruan DailyMail.

Foto: Bebe Rexha/TikTok

“Nuk kam postuar aq shumë sepse nuk ndihem mirë në lëkurën time dhe kur nuk ndihem mirë, nuk dua të postoj”, ka thënë interpretuesja e “Baby, I’m Jealous”.

“Dhe kjo është me të vërtetë sinqerisht arsyeja pse nuk kam postuar aq shumë vitin e fundit, apo më shumë, aq sa kam bërë më parë”, vazhdoi të thotë ajo.

Foto: Bebe Rexha/TikTok

Bebe mezi i mbante lotët ndërsa shpjegoi se pozitiviteti i trupit të saj rrjedh nga ‘konfuzioni’ dhe ‘lëndimi’, duke vënë në dukje se ajo nuk është e sigurt se si ta ndihmojë apo ta dojë veten në kohë të vështira.

Rexha ka qenë në të kaluarën e sinqertë për pikëpamjet e saj për imazhin e trupit dhe praninë pozitive që mundohet të përcjellë me punën e saj.

Ajo në një intervistë me ET korrikun e kaluar foli rreth këshillave pozitive për trupin që ajo kishte për fansat e saj.

Foto: Bebe Rexha/TikTok

“Sinqerisht, vetëm qëndroi vetvetja. Vishni ato bikini. Edhe nëse i keni shtuar ato pesë kilogramë ose keni humbur shumë peshë, ose keni strija, vishni bikini. Kujt i intereson. Do të ktheni kokën pas 10 vitesh dhe do të thoni, “Uau, isha shumë joshëse”, ishte shprehur ajo.

Artistja tha në një paraqitje në nëntor të 2019 në “The Kelly Clarkson Show” tha se koncertet e saj janë të përqendruara në përhapjen e një mesazhi të dashurisë për veten tek fansat.

“Në shfaqje janë gjithmonë, vajza të reja, djem të rinj, ose, vajza me nënat e tyre. Dhe nuk më intereson çfarë ju ka thënë dikush, një numër nuk ju përcakton. Dhe mendoj se është vërtet e rëndësishme që fansat e mi ta dinë se unë nuk po përpiqem të jem e tillë. Nuk më intereson”, kishte deklaruar këngëtarja.