Një aksident komunikacioni ka ndodhur dje në aksin Malishevë – Kijevë, ku një veturë e ka goditur nga prapa një këmbësor, ku drejtuesi i mjetit, me urdhër të Prokurorit kujdestar të Shtetit është dërguar në mbajtje.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nusret Xhurkaj, ku tha se deri tek aksidenti ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë, teksa vozitësi e ka goditur këmbësorin nga prapa, por i njëjti është jashtë rrezikut për jetë.
“Deri te aksidenti ka ardhur kur i dyshimti, kishte qene duke e drejtuar automjetin e tipit Mercedes, duke qarkulluar ne aksin rrugore Malisheve-Kijevë, duke mos e përshtat shpejtësinë kushteve, rrethanave te rrugës, me te arritur ne hyrje te fshatit Kijevë, vozitësi i lartcekurë papritmas me pjesën e pare ballore te krahut te djathte te automjetit ti, e godet këmbësorin prapa, i cili ishte duke lëvizur këmbë buzë rruge , nga goditja qe pëson me pas këmbësori përplasët për toke”, është shprehur Xhurkaj.
Tutje, ai thotë se drejtuesi i mjetit është ndaluar në vend të ngjarjes për t’i afruar ndihëmn e parë të lënduarit, ndërsa i njëjti është dërguar me auto ambulant në QKUK në Prishtinë.
“Drejtuesi i automjetit Mercedes, ndalohet ne vend ngjarje duke ja afruar ndihmën e pare, te lënduarin më automjetin e tije e dërgon ne drejtim te QKMF-Malishevë, për shkak te lëndimeve këmbësori është dërguar me auto ambulant ne QKUK ne Prishtine, mirëpo është jashtë rrezikut për jete”, ka thënë Xhurkaj.