Pjesa e fundit e trilogjisë Spider-Man është bërë filmi i parë i epokës së pandemisë që ka fituar më shumë se 1 miliard dollarë në arkat globale.
Spider-Man: No Way Home mori gjithashtu titullin si filmi me fitimin më të madh për vitin 2021.
Filmi i fundit që fitoi më shumë se 1 miliard dollarë ishte Star Wars: The Rise of Skywalker i vitit 2019, sipas firmës së analitikës së të dhënave mediatike Comscore.
Asnjë prodhim tjetër i Hollivudit nuk i është afruar arritjes së këtij momenti historik në arkë që nga fillimi i pandemisë dy vjet më parë.
Gjatë fundjavës, fitimet globale të arkës për filmin më të fundit të Marvel Cinematic Universe arritën në 1.05 miliardë dollarë.
Bashkëprodhimi midis Sony dhe Disney arriti momentin historik më pak se dy javë pas premierës së tij, pa u llogaritur që filmi nu është shfaqur akoma në Kinë, që është një nga vendet me më së shumti shikues të kinematografisë.
Në vitin 2015, Disney, Marvel Studios dhe Sony u dakorduan në ndarjen e të drejtave të filmit Spider-Man, gjë që çoi në një përsëritje të re të personazhit duke u prezantuar dhe integruar në Universin Kinematik Marvel.
Para filmit No Way Home, filmi më i fundit për James Bond, No Time to Die, i cili fitoi 774 milionë dollarë në arkat globale, ishte filmi hollivudian me fitimet më të larta si për vitin 2021 ashtu edhe për pandeminë.