Një person në Prishtinë është kapur me 19 qese marihuanë në trupin e tij.
I dyshuari i ka treguar policisë se ku e ka blerë marihuanën, shkruan lajmi.net.
Në shtëpisë e të dyshuarit është bërë bastisje nga policia dhe është gjetur një armë me tre fishekë.
“Rr. Hollger Pedersen, Prishtinë 26.12.2021 – 20:31. Njësiti policor ka ndaluar një automjet dhe gjatë kontrollit në trupin e shoferi mashkull kosovar janë gjetur nëntëmbëdhjetë qese me substancë të dyshuar narkotike Marihuanë. Sipas tij substancën e ka blerë nga i dyshuari mashkull kosovar. Është bërë bastisje në shtëpinë e të dyshuarit të dytë dhe është konfiskuar në armë zjarri me tre fishekë. Dy të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia.