Regjistrohet vdekja e parë nga Omicron në këtë shtet të botës

Australia raportoi vdekjen e saj të parë të konfirmuar nga varianti i ri Omicron i COVID-19 këtë të hënë, 27 dhjetor, në mes të rritjes më të madhe ditore të infeksioneve.

Por autoritetet u përmbajtën nga vendosja e kufizimeve të reja duke thënë se normat e shtrimit në spital mbeten të ulëta.

Viktima ishte një burrë tek të 80-at e tij me kushte themelore shëndetësore.

Rasti shënoi një moment historik të zymtë për vendin, të cilit i është dashur të anulojë disa pjesë të një rihapjeje të organizuar pas gati dy vitesh bllokime.

Omicron, për të cilin ekspertët shëndetësorë thonë se duket më ngjitës, por më pak virulent se shtamet e mëparshme, filloi të përhapet në vend ps heqjes së kufizimeve në shumicën e kufijve të brendshëm që lejuan australianët të ktheheshin nga jashtë pa karantinë, duke i çuar numrat e rasteve në nivelin më të lartë të pandemisë.

Autoritetet nuk dhanë detaje shtesë në lidhje me vdekjen nga Omicron, përveçse thanë se burri e mori virusin në një institucion kujdesi për të moshuarit dhe vdiq në një spital të Sidneit.