Protestuesit gjuajnë poça elektrike drejt objektit të KEDS

Furnizim 24 orë me energji elektrike, shkarkimin e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, dhe nacionalizim të KEDS-it, po kërkojnë një grup i qytetarëve të Kosovës në formë proteste të organizuar në Prishtinë kundër reduktimeve të rrymës, që kanë nisur javë më parë si pasojë e krizës energjetike në vend.

Protesta nisi para KEDS-it, ku një nga organizatorët e protestës, Dibran Hoxha theksoi se KEDS dhe qeveria ia kanë nisur me nga dy orë reduktime të rrymës, por në disa vende nuk ka rrymë deri 24 orë rrymë. Kjo sipas tii është diskriminuese.

Hoxha tha se reduktimi rrymës nuk duhet pranuar kurrsesi.

Protestuesit kane theksuar se “Ngrohja nuk është komoditet”, “KEDS t’i kthehet Kosovës”, dhe “Rizvanolli ik”.

Protestuesit kanë gjuajtur poça elektrike drejt objektit të KEDS në formë proteste.

Protesta e nisur fillimisht pran objektit të KEDS-it në Prishtinë, pritet të zhvendoset pranë Qeverisë.