Osmani i Stupcave ironizon me reduktimet e rrymës: Erdh gjermani e ndreqi KEK-un

Kosova javën e fundit është duke u përballur me reduktime shumë forta të energjisë elektrike.

Me orë të tëra qytetarët e Kosovës po përballen me reduktime të paralajmëruara nga KEDS-i..

E qytetarët tashmë kanë filluar me pakënaqësit e tyre.

Edhe humoristi Osman Azemi, ka ironizuar me situatën në Kosovë.

Anëtari i Stupcave kësaj here ka folur për ardhjen e ekspertit gjerman i cili do ta monitorojë riparimin e njësisë B2.

“Erdh gjermani e ndreqi KEK-un”, është shprehur ai përmes një video të publikuar në profilin e tij të Instagramit.

Reduktime e energjisë elektrike po bëhen për arsye të kursimit.