Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, nesër pret në vizitë zyrtare homologun e tij turk Hulusi Akar. Pritja do të nisë nga ora 13:30 me nderime ushtarake.
Fillimisht, të dy ministrat e mbrojtjes do të zhvillojnë takimin tête-à-tête, kurse më pas do të mbahet takimi në mes të delegacioneve të të dyja vendeve.
Pas këtyre takimeve, do të ketë deklarata për media nga ana e Ministrit Mehaj dhe Ministrit Akar. Gjithashtu, më pas, Ministri Akar do të takohet edhe me Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti.