Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Pallatin Mbretëror në Angli. Mediat britanike raportojnë se një 19-vjeçar u fut në pallat me një hark në dorë.
Ngjarja ndodhi në momentin teksa Mbretërësha Elizabeth po festonte Krishtlindjen. I riu vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe po mbahet nën mbikqyrje, njoftoi policia londineze.
“Autori u mor në paraburgim dhe i është nënshtruar një vlerësimi të shëndetit mendor, ndërsa është nën kujdesin e profesionistëve mjekësorë. Pas kontrollit iu gjet një hark” tha policia.
Mbretëresha Elizabeth, e cila ka kaluar pjesën më të madhe të pandemisë Covid-19 në Kështjellën Windsor, po kalon Krishtlindjet me djalin e saj, Princin Charles, gruan e tij, Camilla, dhe një familje tjetër të ngushtë.
Adoleshenti i arrestuar përdori një litar për t’u ngjitur në një gardh metalik, sipas The Mail të dielën.
Shkeljet e sigurisë në rezidencat mbretërore janë të rralla. Më e rënda në mbretërimin e Elizabeth ndodhi në vitin 1982, kur një person u ngjit në një mur për të hyrë në Pallatin Buckingham, shtëpinë e saj në Londër, dhe u fut në një dhomë ku ajo ishte në shtrat.