Fjolla Nila është dizajnerja kosovare që numëron suksese të mëdha.
Ajo njihet për sukseset e saj jashtë Kosovës, madje për dizajnimin e shumë yjeve botërorë,.
Së fundi këngëtarja e njohur amerikane, Kelly Rowland, është veshur nga kreacionet e dizajneres kosovare.
Ish-anëtarja e grupit të famshëm të vajzave “Destiny’s Child” ka sjell portretin familjar me anë të një kartoline për festat e fundvitit, teksa shihet bashkë me bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre.
40-vjeçarja shihet në një fustan të gjatë elegant me ngjyrë vjollcë, i cili është dizajn i stilistes nga Peja.
Ajo ka postuar në profilin e saj të Instagramit, dhe e njëjta foto është postuar edhe në Instagramin zyrtar të dizajneres së famshme nga Kosova.