Katastrofat e lidhura me klimën kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme financiare më 2021, ka thënë agjencia britanike për ndihma, Ndihma e Krishterë.
Në raportin e saj më të ri, agjencia ka renditur 15 ngjarje me mot ekstrem, duke përfshirë vërshime, stuhi dhe thatësi përgjatë vitit, duke i konsideruar edhe si shkaktare për vdekje dhe zhvendosje në gjithë botën.
Sipas gjetjeve të raportit, 10 prej situatave me mot ekstrem kanë shkaktuar dëme në vlerë të 1.5 miliard dollarëve, secila në SHBA.