Hekurudha Kosovë-Shqipëri nis punimet në vitin 2024

ani iz Priština već zarađuju milione eura od kuće koristeći ovu

“Studimi i fizibilitetit është shumë i rëndësishëm dhe mendojmë që brenda këtij viti ky do të përfundojë. Që në vitin pastaj 2023 të fillojë faza e projektimit. Dhe mendojmë aty nga viti 2024 të fillojnë punimet për hekurudhën e re që do lidhë Shqipërinë me Kosovën. Ndërkohë si Qeveria e Shqipërisë ashtu edhe Qeveria e Kosovës po shikojnë mundësinë për modernizimin e rrjetit të brendshëm hekurudhorë”.

“Kosova kthehet në një qendër shumë të rëndësishme pastaj të  transportimit hekurudhorë. Sepse kjo ka të bëjë edhe me projektin e madh që është në Shqipëri për rinovimin e portit të Durrësit, i cili do të krijojë mundësi pastaj që të vinë anije më të mëdha  në portin e Durrësit që e kanë ndërtim Kosovën e po më gjerë. E rëndësishme është që ky projekt ose kjo ide të materializohet brenda vitit 2022 dhe 2023 e ritheksojë të bëhet projekti dhe pastaj 2024 mund të na gjejë me punime të filluara në të dy anët e kufirit. Por brenda kësaj periudhe kërkohet e realizuar si në Shqipëri dhe në Kosovë modernizimi i rrjetit të brendshëm hekurudhorë”, tha ai.

Sipas tij, pas kalimit të fazës së pandemisë mundësia e lëvizjes papengesa në kufi do të jetë më e lehtë, çështje për të cilën thotë se po punojnë ministrinë nga të dy shtetet.

“Po shikohet mundësia mbasi të mbarojë kjo faza post pandemi që ka problemet e veta, certifikatat për të kallxuar dozat e vaksinave. Është një proces që  do kalohet, dhe lëvizja në kufi do të jetë shumë më e lirë. Jo vetëm për njerëzit, por edhe për mallrat. Janë marr disa masa. Ministritë respektive të Brendshme të Shqipërisë dhe të Kosovës po shikojnë për të hartuar deri në detaje se si do realizohet ky proces. D.m.th është një proces që ka filluar, që po vazhdon dhe  ma do mendja pas 3-4 muajsh do të ketë edhe rezultatet e duhura”, ka deklaruar ai.