COVID-19 dërrmon Francën, regjistrohet numër rekord i rasteve të reja për 24 orë

Ministria e Shëndetësisë së Francës ka bërë të ditur se të shtunën janë regjistruar 104 mijë e 611 raste të reja me COVID-19.

Autoritetet shëndetësore kanë shprehur shqetësimin e tyre rreth përhapjes së shpejtë të variantit të ri, Omciron, teksa numri i pacientëve në kujdes intensiv ka shkuar nga 28 në 3 mijë e 282.

Ndërsa, këtë të hënë presidenti francez, Emmanuel Macron dhe anëtarët e qeverisë do të diskutojnë për masat e reja.

Kurse, të premten, autoritetet shëndetësore kanë rekomanduar që të rriturit të vaksinohen edhe me dozën e tretë përforcuese, vetëm tre muaj pas vaksinimit me dozën e dytë.