7 milionë dollarë, Puff Daddy e shet shtëpinë në të cilën i vdiq gruaja!

Sean Combs, reperi i famshëm i njohur si Puff Daddy e ka shitur shtëpinë e tij.

Këtë e ka bërë siç ka thënë për të hequr kujtime të këqija nga shtëpija ngase në të kishte vdekur bashkëshortja e tij, Kim Porter.

Diddy e nxori në shitje rezidencën e Toluca Lake në tetor, duke e vlerësuar për 7 milionë dollarë. Tani reperi ka siguruar një blerës dhe shitja pritet të finalizohet këtë javë.

Shtëpija ka 9,655 metra katrorë me 6 dhoma gjumi dhe 7 banjo, pishinë, fushë sportive dhe gjëra të tjera luksoze.

Daddy dhe Kim kanë tre fëmijë nga martesa e tyre, dy vajza e një djalë.

Kim u gjet e vdekur në shtëpi në nëntor 2018 në moshën 47-vjeçare, pasi humbi betejën me pneumoninë.