Të paktën katër persona kanë vdekur pasi një varkë me dhjetëra migrantë u fundos në veri-perëndim të ishullit të Kretës në Greqi, njoftoi roja bregdetare.
Rreth 90 persona të tjerë arritën të dilnin në breg, tha të premten një zëdhënës i rojës bregdetare për agjencinë e lajmeve DPA.
Roja bregdetare greke ka nisur një operacion shpëtimi për të shpëtuar jetët e migrantëve.
Të mërkurën, tre migrantë ishin mbytur kur një tjetër varkë u fundos në detin Egje pranë ishullit Folegandros.
Dhjetëra njerëz që ishin në bordin e asaj varke, ende nuk janë gjetur.
Aksidentet ndodhin teksa migrantët përpiqen të arrijnë në territorin e Greqisë ose Italisë, nga bregu turk i Egjeut.
Sipas autoriteteve rreth 11,000 njerëz kanë arritur në Itali gjatë muajve të fundit, derisa nuk ka shifra zyrtare se sa njerëz kanë vdekur.