S’pati kuorum, nuk hidhet në votim memorandumi për programin “Fullbraight”
Në mungesë së kuorumit nuk u hodh në votim as shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Memorandumit të
mirëkuptimit në mes Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Prishtinë, Kosovë dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Republikës së Kosovës për Programin e Shkëmbimit Akademik Fulbright gjatë seancës së sotme parlamentare.
Arsyetimin për këtë marrëveshje e dha ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.
Ndërsa, sjelljen e opozitës për mosvotim të marrëveshjeve ndërkombëtare Artan Abrashi nga Lëvizja Vetëvendosje a ka konsideruar si një qasje destruktive dhe jo etike që nuk e dëmton Lëvizjen Vetëvendosje dhe Qeverinë por qytetarët.