Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës dhe sekretari për marrëdhënie me jashtë i kësaj partie, Bernard Nikaj në një konferencë për medie, tha se kjo parti për më shumë se tre muaj ka alarmuar për krizën energjetike.
Sipas tij, në vazhdimësi Qeveria e ka anashkaluar këtë dhe ka dështuar që të ndërmarrë masa karshi krizës, duke e quajtur këtë mosdije të ekzekutivit që e ka quar vendin në krizë të thellë energjetike.
“Duke e ditur profilin tonë të konsumit si dhe kapacitet e limituara të gjenerimit sidomos për periudhën e vjeshtës dhe dimrit për të mbuluar kërkesën për konsum, deklarimet e kësaj Qeverie vetëm pak javë me parë ishin se Kosova nuk është prekur dhe na e mbulojmë shumicën e konsumit vendor, pra një neglizhim dhe amatorizëm total për arsye të mos dijes, por edhe kalkulimeve politike. Mospranimi i krizës ka qenë kalkulim politik i lidhur me zgjedhjet lokale”.
“Kosova sot gjendet në një krizë të thellë energjetike. Ashtu siç jemi të gjithë dëshmitarë, ditëve të fundit jemi përballë me reduktime të pakontrolluara të energjisë elektrike. Edhe me keq nuk kemi qartësi se deri kur do te zgjasë një situatë e tillë e edhe me pak cilat janë masat që po ndërmerren për të tejkaluar këtë situatë?”.
Fjalimi i plotë:
Te nderuar përfaqësues te mediave,
Te dashur qytetar,
Per me shume se tre muaj Partia Demokratike e Kosoves ka alarmuar lidhur me krizen energjetike e cila po afrohet. Perkunder kesaj, Qeveria e Kosoves ne vazhdimesi ka neglizhuar problemin dhe ka deshtuar te hartoje e te ndermarre masa te cilat se paku do te krijonin nje siguri ne perballje me kete krize.
Duke e ditur profilin tone te konsumit si dhe kapacitet e limituara te gjenerimit sidomos për periudhën e vjeshtës dhe dimrit për te mbuluar kërkesën për konsum, deklarimet e kësaj qeverie vetëm pak jave me pare ishin se Kosova nuk është prekur dhe na e mbulojmë shumicën e konsumit vendor, pra një neglizhim dhe amatorizëm total për arsye te mos dijes por edhe kalkulimeve politike. Mospranimi i krizes ka qene kalkulim politik i lidhur me zgjedhjet lokale.
Sot pasojat po i vuan e gjithe Kosova.
Kjo qeveri jo qe nuk ndërmori asnjë masë te adresonin problemin ne rritje qe këta akterë po ballafaqoheshin, por ne mes te krizës, një entiteti te rregulluar si KOSTT i cili fitimet eventuale do te duhej te u’a kthente konsumatorëve, i morën devident 20 mil euro. Se sa i gabuar ishte ky vendim tregon fakti se vetëm pak muaj prapa, pra dje ne mbledhjen e qeverise u morr vendimi për kthimin e kësaj devidente. Edhe me keq keto mjete jane perdore per mbulimin e shpenzimeve te rrymes per furnizim te veriut.
Kosova sot gjindet ne nje krize te thelle energjetike. Ashtu sic jemi te gjithe deshmitare, diteve te fundit jemi perballe me reduktime te pakontrolluara te energjise elektrike. Edhe me keq nuk kemi qartesi se deri kur do te zgjase nje situate e tille e edhe me pak cilat jane masat qe po ndermirren per te tejkaluar kete situate?
Vendimi i diteve te fundit per ndarjen e 20 mil eurosh per subvencionim te importit te energjise eshte vendim i duhur. Mirepo, keto mjete qe tashme kane filluar te shpenzohen, ne raport me cmimet aktuale te energjise ne tregjet nderkombetare, nuk do te mjaftojne as per 7 ditet e mbetura te ketij viti.
Sot cdo dite po rrezikohet furnizimi i qytetareve te Kosoves me energji elektrike. Sot i presim bashkeatdhetaret tane nga diaspora pa rryme e pa ngrohje.
Sot nuk maftojne arsyetimet e fajesimet. Sot qeveria po deklarohet qe pret zgjidhje nese bjen shi e bore ne Shqiperi. Nuk mjafton te presim qe te vije nje ekspert gjerman per te rregulluar turbinen e bllokut 2 ne Kosoven B.
Sa per rikujtim, derisa ne debatojme ne terr e te ftoft, dje qeveria e maqedonise se veriut nenshkroi nje kontrate huamarrje me EIB per 28.9 milion investime ne ndertimin e gazsjellsit me Greqine. Ne nderkohe, ne jemi deshmitare te nje banalizimi te skajshem te projektit per ndertimin te gazsjellsit ne Kosove.
Po mungojne veprime konkrete e te guximshme nga Qeveria.
Mbi te gjitha keto veprime e qeverise po behen ne kurriz te qytetareve dhe bizneseve. Rritja e cmimit te energjise, ne nje kohe te rritjes se pergjithshme te cmimeve, pa ofruar alternativa per ngrohje do te kete ndikim katasftrofal ne ekonomite familjare te qytetareve tane.
Sot ngrohja nuk eshte luks, nuk eshte komoditet vetem per zyren e kryeministrit dhe ministrave. Eshte nevoje dhe e drejte elementare per secilin qytetar.
Prandaj, eshte e domosdoshme qe:
– Te shpallet gjendje emergjente ne furnizim sipas ligjit për energji, e cila me pas do te rriste kompetencat e qeverise për te intervenuar ne treg.
– Te mos lejohet rritja e cmimit te energjisë për qytetaret, te cilet te goditur nga pasojat e pandemisë do ta rendoheshin edhe me shume.
– Edhe pse ne mes të krizës, ne buxhetin te aprovuar para pak ditësh nuk kemi asnjë shkronje apo linje buxhetore qe adreson këtë situatë emergjente. Andaj ne kërkojmë qe ne menyre urgjente te ndahet nje fond i furnizimit emergjent per vitin 2022 i cili ne vazhdimësi dhe varësisht nga prodhimi vendor si dhe nevoja për import do te garantonte furnizim te sigurte me energji per te gjithe qytetaret dhe bizneset.
– Te hiqet për periudhën e krizës tantiema ne qymyr KEK-ut dhe proporcionalisht te ulet çmimi ne mënyrë qe efektet pozitive te barten tek qytetari.
– Te ketë plan dhe transparencë ne orarin e ndaljes se furnizimit ne mënyrë qe qytetarët te jene ne gjendje te bëjnë planifikimet e aktiviteteve ditore
– Senzibilizimin e krejt mekanizmave ndërkombëtarë dhe ne vecanti BE qe te kerkoje pergjegjesi nga Serbisa ne përgjegjësi e cila me bllokimin e linjave dhe pamundësinë e alokimit te kapaciteteve nderkufitare po e veshtersion importin dhe po e rrit koston edhe ashtu te larte te këtij importi ne kete periudh. Nje gje cila sanksionhet rrept edhe me Traktatin e Komunitet te Energjise, ku pale nënshkruese janë edhe Serbia dhe Kosova.
– Ndermarrjen e te gjitha hapave te nevojshme per te adresuar situaten me furnizimin e energjise ne veri.
Mbi te gjitha, Qeveria te filloje te beje punen e vet. Te qeverise, mos te arsyetohet por te marre pergjegjesi dhe te krijoje zgjidhje.
Urime Festat.
Faleminderit!