Beatrix Ramosaj dje ka folur me banorët e BBV për shoqërinë që ka me futbollistin Neymar.
Ka një vit që kur në mediat rozë qarkullonin lajme se Beatrix Ramosaj ka një miqësi speciale me futbollistin e njohur Neymar, brazilianin që ka luajtur me Barcelonën, tani pjesë e PSG dhe lojtar i kombëtares zraziliane.
Madje, ajo dhe kushërira e saj Anxhelina Hadërgjonaj ishin të ftuara në ditëlindjen e futbollistit duke marrë vëmendje të madhe mediatike.
Gjatë një interviste Beatrix kishte treguar për raportin me yllin brazilian si dhe bisedat me të në telefon.
Ajo dje iu ka treguar banorëve për miqësinë me Neymar, teksa është vërejtur xhelozia nga ana e Donaldit i cili vazhdimisht bënte pyetje kureshtare duke vënë kështu në siklet Trixën.