Musliu: Po e bëj një pyetje, ishalla nuk më shtini me naj grup kriminal

Deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu, bëri një koment jo të zakonshëm përderisa po i bënte pyetje ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliut, për një prishje të rrugës në fshatin Mazgit të magjistrales Prishtinë – Mitrovicë.

“Po e bëj një pyetje shtesë , ishalla nuk më shtini me naj grup kriminal se po lypi pak hollësi”, tha Musliu kur u pyet nga kryeparalmentari Konjufca nëse dëshiron të bëj pyetje shtesë.

Komenti i Musliut vie pas përplasjes që pati para dy ditësh me ministrin e Bujqësisë, Faton Pecin, i cili e akuzoi deputeten për përfshirje në grup kriminal, për çka, Musliu e gjuajti ministrin me ujë.