Buffon nuk kursen kritikat për Cristiano Ronaldon: Juve humbi unitetin e skuadrës kur erdhi ai

Gigi Buffon beson se transferimi i Cristiano Ronaldo te Juventusi hapi plagë të rënda për skuadrën e tyre, sidomos në Champions League.

Ikona italiane e portës beson se skuadra humbi ADN e saj, dhe unitetin e grupit, pas ardhjes së portugezit.

“Kur u ktheva te Juve, punova për dy vite me CR7 dhe bëmë mirë së bashku, por mendoj se Juve humbi ADN e të qenit skuadër”, ka thënë Buffon, transmeton lajmi.net.

Ronaldo te Juventus arriti të thyente disa rekorde radhazi në Serie A, lidhur me numrin e golave.

Megjithatë, si skuadër, Juve pësoi rënie të madhe, të cilën e përcjell edhe sot nën urdhrat e Allegri.