Bora Zemani vazhdon të jetë personi më i komentuar i javëve të fundit përshkak të trekëndëshit të formuar mes saj Donaldit dhe Beatrix.
Moderatorja disa herë përmes emisionit të cilin e udhëheq, i ka dërguar mesazhe Donaldit, e që një gjë të tillë e ka bërë edhe së fundmi.
Takimi i një çifti në “Për’puthen” nuk shkoi edhe aq mirë, e për të cilin kishte disa fjalë edhe moderatorja.
“Pa u sqaruar deri në fund gjërat nuk ecet përpara”, u shpreh Bora duke cituar fjalët e opinionistit, Arjan Konomi, i cili poashtu kishte hedhur ‘kunja’ në kohën kur u zyrtarizua lidhja e Donaldit me Beatrixën.
Kujtojmë se pak më parë Bora na tregoi se mban ende dhuratat nga ish-i i saj, Donaldi dhe këtë e tregoi me pikturën që mban në shtëpi.
Ajo vazhdon ta mbajë këtë dhuratë 8 muaj pas ndarjes së tyre dhe pak javë nga romanca e re e Donaldit me Beatrix.
Bora këtë e zbuloi si duket padashje gjatë realizimit të videos ku tregonte buqetën me lule.