Këngëtari i mirënjohur kosovar, Yll Limani, ka disa ditë që po qëndron në Zvicër.
Nga atje po kujdeset të ndaj imazhe të bukura, teksa merr vëmendje me paraqitjet e tij.
Përmes disa fotografive që i ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram, këngëtari tregoi se si po i kalon netët në këtë vend brilant.
“Netët e vona në Luzern”, shkroi ai në postim teksa shfaqet i veshur me shumë stil. Si gjithmonë, edhe kësaj radhe ai mahniti me paraqitjen e tij duke marr qindra komente nga fansat.
Ndryshe, këngëtari po e shijon suksesin e albumit, “Lshoja Zanin EP”, ku ka grumbulluar mbi 10 milionë klikime në “Youtube”.