Është arrestuar një person i dyshuar në Prishtinë pasi i njëjti duke u prezantuar rrejshëm si zyrtar policor, në vazhdimësi kishte ngacmuar dhe shqetësuar një femër.
Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur me 22 dhjetor rreth orës 21 e 30 minuta.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.
Rasti është hapur ngacmim dhe prezantim i rremë.
“Prishtinë 22.12.2021 -21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti duke u prezantuar rrejshëm si zyrtar policor, në vazhdimësi kishte ngacmuar dhe shqetësuar viktimën femër kosovare. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”.